Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin e kontratës të lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, në vlerë rreth 450,000.00 € (katërqind e pesëdhjetë mijë euro), ku muajin e kaluar janë arrestuar katër (4) persona, ka vazhduar aksionin me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Gjatë këtij aksioni janë kryer kontrollet e shtëpive dhe lokaleve në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30,000 € (tridhjetë mijë euro), si dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, njofton prokuroria, shkruan arbresh.info.
Personi me inicialet F.A., nga Prishtina, pronar i Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i dyshuari A.P., nga Peja, pronar i kompanisë “Kompex” me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së dhe i dyshuari G.H., nga Prizreni, pronar i kompanisë “Versacop” SH.P.K, me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente./arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...