Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me iniciale D.H. dhe I.I. janë zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“ Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në Komunikatën për media thuhet se Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...