Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjëve.
Në kuadër të këtij aksioni policia, sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar: A.I 33 vjeçar dhe H.G 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit.
Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet ( pikap), shkruan arbresh.info.
Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?