Google ADS

Dyshohet se morën 25 mijë euro në emër të Gjykatës së Apelit, arrestohen avokatja dhe përmbaruesi privat

16:23 | 2 Dhjetor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një avokat dhe një përmbarues privat, nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim të ndikimit”.

Sipas Policisë, avokati i dyshuar gjatë angazhimit në një lëndë të kontestit civil në cilësinë e avokatit nga pala e dëmtuar ka kërkuar të holla në shumën prej mijëra euro, shkruan Arbresh.info.

“Me pastaj në këtë çështje është përfshirë edhe i dyshuari tjetër duke nxjerr dhe ekzekutuar edhe urdhër përmbarimorë në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe te Ligjit për Procedurën Kontestimore”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

“Pas intervistimit të të njëjtëve dhe përfundimit të procedurave policore dy (20 të dyshuarit me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtine janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Sektori për Hetimin e Korrupsionit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, me datë 02.07.2024 kishte pranuar autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, me ç ‘rast pas zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova bazuar në të cilat ka dyshim të arsyeshëm se janë konsumuar veprat penale “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim të ndikimit “ të parapara sipas KPRK-së.

Në koordinim dhe autorizim me prokurorin e rastit, sot me datë 02.12.2024 në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy (2) persona të dyshuar një avokat dhe një përmbarues privat. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari i parë gjatë angazhimit në një lëndë të kontestit civil në cilësinë e avokatit nga pala e dëmtuar ka kërkuar të holla në shumën prej mijëra euro. Me pastaj në këtë çështje është përfshirë edhe i dyshuari tjetër duke nxjerr dhe ekzekutuar edhe urdhër përmbarimorë në kundërshtim
me dispozitat ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe te Ligjit për Procedurën Kontestimore.

Pas intervistimit të të njëjtëve dhe përfundimit të procedurave policore dy (20 të dyshuarit me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtine janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme./Arbresh.info/

Të ngjashme