Google ADS

Ndalohen “driftet” e rrezikshme në Prizren, identifikohen disa pjesëmarrës dhe gjobiten

10:49 | 12 Prill 2023
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar garat ilegale në Prizren, pasi kishte hasur në një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte).

Në njoftim thuhet se kanë shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës;

Më datë 11.04.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në planin operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operative i cili është në zbatim në nivel vendi.

Gjatë patrullimit, afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte). Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vet pjesëmarrësve në këto gara.

Policia edhe do të vazhdojë të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme