Google ADS

Ndalimi i kriptovalutave, Tahiri-Qeverisë: Është viti 2022, kthjelluni!

22:21 | 4 Janar 2022
L G

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri ka hedhur sërish kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të fundit për ndalimin e kriptovalutave.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike.

Ai ka thënë se vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prapë lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar.

Ndryshe, të martën, ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tregoi se javën e kaluar është vendosur që në nivel vendi të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, në një vendim në kuadër të Masave të Emergjencës, për shkak të krizës që ka kapur vendin.

Postimi i plotë i Tahirit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme