Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka vendosur që të ndërpres furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra, pas dyshimeve të helmimit nga uji të qindra qytetarëve.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar sot ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që; Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti”.
Ramosaj tha se mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare po mundohen me tërë kapacitetet t’u dalin në ndihmë qytetarëve.
Ai theksoi se edhe barnatoret gjatë së dielës do të jenë të hapura.
“- Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë. – Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha janë të hapura”.
I pari i Deçanit u ka dëshiruar shërim të shpejtë qytetarëve të cilët kanë pasur simptoma të helmimit.
“Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile!”./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë