Google ADS

Ndalet energjia elektrike në fabrikën që e vizitoi Albin Kurti

17:58 | 28 Janar 2021
arbresh.info

Në Jaha Solar, fabrikën e parë dhe të vetme që merret me prodhimin e paneleve diellore, lider i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë, Avni Zogiani, Albana Gashi, Jeta Statovci dhe Hysen Durmishi, ishte për vizitë, ku edhe u njoftua me prodhimtarinë dhe nevojat e këtij biznesi.

“Me ndalje të ernergjisë elektrike, që jemi dëshmitar sot, dy mijë euro janë të humbura automatikisht”, deklaroi Kurti gjatë vizitës, shkruan arbresh.info.

Me një rrezatim diellor prej 1400 orëve, 500 orë më shumë sesa vendi më i mirë në Gjermani, Kosova është një vend tejet i përshtatshëm për përdorimin e paneleve diellore.

Për më tepër, me një prodhimtari vendore të kësaj cilësie, dhe me punëtorë profesionistë çfarë pamë në këtë fabrikë, po të mos ishin disa pengesa Jaha Solar do të bëhej lehtë shembulli i eksportit në Kosovë e rajon.

Qeverisja e ardhshme do të sigurohet që prodhimtaria vendore të ketë lehtësime e jo pengesa në të ardhmen e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme