Google ADS

Ndaj tre personave iniciohet procedurë për “vandalizëm”, shkak largimi i flamujve në sheshin “Zahir Pajaziti”

11:04 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahiri Pajaziti”. Përmes një video të publikuar në media shihen disa të rinj teksa largojnë flamujt që janë të vendosur tek busti i heroit Pajaziti.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka sqaruar se njësitet policore kanë shoqëruar tre persona, E.A 1995,L.H 1987 dhe J.SH 1995 si të dyshuar për këtë incident.

“Sot në ora 00:05 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë shoqëruar në stacion tre persona të dyshuar E.A 1995, L.H. 1987 dhe J.Sh 1995”.

Ahmeti ka shtuar se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.

Përderisa ndaj tyre ndaj tyre është iniciuar procedurë për “prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”.“Personat e dyshuar me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt dhe ndaj tyre po me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme