Ish luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, tha se nuk mund të flasë se mund të këtë pasur urdhër politik për ekstradimi ne tij , por konfirmoi me bindje presionin politik.
Ai u shpreh se në 6 seancat e tij, pjesë si vëzhgues ishin edhe 2 prokurorë të gjykatës speciale së Hagës, të cilat vetëm në një seancë kishin përkthyes dhe po ashtu legjitimuan veten pjesërisht, duke pranuar se ishin prokurorë të Hagës, por pa treguar emrin.
“Për urdhër politik, edhe pse dyshoj, nuk mund të them, por për presion politik, e them hapur. Sepse në të gjithë seancën. Kanë marrë 2 prokurorë të prokurorisë speciale të Hagës, me statusin e vëzhguesit, ndërkohë që nuk janë lejuar të marrin pjesë asnjë gazetar, pasi edhe ata e kanë statusin e vëzhguesit.
Vetëm në 1 seancë kishin përkthyes, në 5 seanca te tjera ishin pa përkthyes. Nëse këta e kanë mësuar shqipen hallall, por unë dyshoj.
Në të 6 rastet, kushtetuesja i ka kërkuar të legjitimojnë veten, sepse ia kam kërkuar unë, ata këtë e kanë bërë pjesërisht, duke thënë se jemi prokurorë, por nuk kanë dhënë emra dhe gjykata i ka pranuar.
Duke mos dhënë emrin dhe duke qëndruar, është hapur presion politik. Këto janë të regjistruara” tha Goxhaj./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...