Shumë bashkëpunëtorë profesionistë, familjarë e qytetarë kanë marrë pjesë në mbledhjen komemorative në kujtim të kirurgut oral, Rexhep Sefiu.
Ai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Gjilan, raporton portali arbresh.info.
Në kujtim të veprës së tij si doktor u tha se emri i tij lidhet ngushtë me historinë e qytetit të Gjilanit.
Figura e tij u vlerësua lartë nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, dukë thënë se do të kujtohet si mjeku më i mirë që ka pasur Gjilani.
“Ndarje e rëndë dhe e dhimbshme. Kam qenë pacientë i tij dhe kujdesi i tij ka me mbetë si shembull i mikut. Gjilani nuk do të jetë i njëjtë pa doktor Rexhën. Me punën e tij e ka bërë me emër Gjilanin, dhe atë krenari e ka bartë me kujdesin dhe njerezillëkun e tij”, është shprehur Haziri.
Anesteziologu, Ukshin Ismajli, tha se sot u nda një njeri që do të mbetet si “humanist dhe koleg i paharruar që asnjëherë të vetëm nuk ka ditur të ofendojë kolegë, dhe mbi të gjitha puna dhe veprat e tij do të mbeten gjatë”.
“Ruane kolegialitetin e profesionalizmin”, tha Ismajli derisa barti mesazhin që thotë se çdoherë e përcjelli doktori, Rexhep Sefiu.
Musa Qazimi, nga Oda e Stomatologëve shprehu ngushëllime për vdekjen e Kirurgut duke e vlerësuar lartë veprën e tij.
“Ishte pioner i stomatologjisë. Kontributi i tij ishte i madh në kirurgjinë orale. Sot komuna humbi një ekspert”, deklaroi Qazimi.
Mikrobiologia, Ajhane Gashi Sefiu, bashkëshortja e doktor Sefiu, shpalosi një biografi të Doktorit, duke e kujtuar për veprat që la pas.
“Doktor Rexha ishte bashkëshort, koleg, shok dhe gjithçka për mua”, tha Gashi Sefiu.
Rexhep Sefiu, u lind me 1 prill 1954. Ai u diplomua si stomatolog në Universitetin e Beogradit në vitin 1980, në Universitetin e Zagrebit u specializua për kirurgji orale.
Lamtumira e fundit kirurgut, Rexhep Sefiu, do t’i jepet të dielën, në fshatin Remnik të Vitisë./arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...