Ndahen mirënjohje për 19 eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës

17:43 | 21 Korrik 2021
L G

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në shenjë mirënjohje ka ndarë letër falënderimi për 19 eprorë dhe zyrtarë policorë.

“Sot, më datën 21 korrik 2021, në hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në shenjë mirënjohjeje ndau letër falënderime për 19 eprorë dhe zyrtarë policorë për t’i përgëzuar për angazhimin rreth planifikimit dhe implementimit të operacionit, për identifikimin, arrestimin dhe parandalimin e vjedhjeve të rënda në nivel të Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Kontributi i eprorëve dhe zyrtarëve policorë ka qenë domethënës në ruajtjen e pronës së qytetarëve dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në përgjithësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme