Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e ndarjes së granteve për pesë organizata në Kosovë, të cilat ndihmojnë viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Grantet janë ndarë në kuadër të projektit të BE-së “Të lëvizim përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të madh në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë”.
Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, përfaqësues të sekretariatit të strategjive të MPB-së, si dhe përfaqësues të organizatave që merren me viktimat e ekzistuese dhe potenciale të trafikimit.
“Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte të rrisë gamën dhe cilësinë e kujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes për viktimat e trafikimit në mënyrë të qëndrueshme, me theks në përfshirjen sociale dhe ri-integrimin e tyre. Janë përzgjedhur 5 organizata fituese, të cilat do të zbatojnë aktivitete ndihmuese dhe parandaluese për viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit në tërë Kosovën. Organizatat fituese janë “Artpolis”, “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave”, “Hopes and Homes for Children – Kosovë”, “OJQ Rrjeti Qeliza” dhe “Liria””, thuhet në komunikatë.
Me shumë se 130 mijë euro janë ndarë për skemën e granteve për organizatat fituese, i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga konsorciumi i udhëhequr nga KMOP Greqi.
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...