Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale.
Ky vendim u mor sonte në mbledhjen e qeverisë, shkruan arbresh.info.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.
“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nën-programin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Murati./arbresh.info/
Problemet me mangan, IKSHPK: Uji nga Liqeni i Badovcit vazhd...
Nga bashkë-avokat në konsulent, ndryshime në ekipin mbrojtës...
Policia sekuestron 4 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Policia sekuestron mallë të kontrabanduar në vlerë 120 mijë ...
Pas Gjakovës, fenomeni i rrezikshëm i vetëlëndimit nga “TikT...
“Është flamuri më i bukur n’botë…” – 10 vjet nga droni në B...