Ndahen mbi 1.7 milionë euro për infrastrukturën rrugore në Komunën e Vushtrrisë

12:19 | 29 Gusht 2023
Diellza Gashi

Janë ndarë mbi 1 milionë 700 mijë euro për infrastrukturën rrugorë në Komunën e Vushtrrisë.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat për rregullimin e rrugëve “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe ”Lumni Surdulli”.

“Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme