Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon ceremoninë e ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë, pjesë e fushatës #AsUne nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të ndajë çmimin e videos më të mirë të përgatitur nga të rinjtë në kuadër të fushatës së vetëdijësimit publik #AsUne.
Fushata u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos votojnë për kandidatët e përfshirë në aktivitete të korrupsionit.
Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në Veprim” e udhëhequr nga Instituti Demokratik i Kosovës, i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, më 1 qershor 2017 lansoi fushatën për vetëdijësimin publik e cila do të zgjasë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.
Fushata gjithëpërfshirëse në Kosovë që synon vetëdijësimin e qytetarëve dhe edukimin e votuesve do të fokusohet në zgjedhjet parlamentare dhe komunale.
Të gjitha aktivitetet janë paraparë nën temën “Votimi i bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar” me simbolin #AsUne.
Çmimet e tjera do të prezantohen nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, alpinistja Arineta Mula dhe gazetarët Astrit Gashi dhe Imer Mushkolaj.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...