Ndahen 800 mijë euro për katër komunat e Kosovës nga Ministri Matoshi

11:59 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarët e katër komunave të Kosovës, atë të Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, ku kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për realizimin e disa projekteve mjedisore.

Në këtë bashkëpunim memorandumi ishte e thirrur edhe komuna e Shtërpcës, por këta të fundit sot kanë pasur një takim në ora 11:00, me Bankën Botërore,shkruan arbresh.info

Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, në këtë takim u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi kap shifrën e 800 mijë eurove.

“Ne kemi nënshkruar këto memorandume bashkëpunimi, ku kap shifrën 800 mijë euro. Tek ky bashkëpunim hyjnë ndërtimi i ujësjellësit në komunën e Prizrenit, që kap shifrën 277 mijë euro. Deponia e mbeturinave po në këtë Komunë kap shifrën e 50 mijë eurove. Pastaj në komunën e Podujevës në lumin Llap do të kushtojë 150 mijë euro, ndërsa kanalizimi në lumin Breznicë- Kozaricë kap shumë e 100 mijë eurove e po ashtu edhe 100 mijë euro të vitit të kaluar. Pastaj në komunën e Obiliqit kemi projektin për mbjelljen e pemëve, që kap shifrën e 50 mije euro.

Pastaj investim kemi edhe tek lumi Orllan, projekt ky që është vonuar, dhe ky investim kap shifrën e 1 milion e 300 mijë euro” u shpreh ministri Matoshi.

Ndërkaq Ministri Matoshi, theksoi se ne jemi angazhuar vetëm se po presim që të kemi një kompani që të ia filloj punës dhe të implementohet.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ky memorandum bashkëpunimi është projekt me rëndësi për shkak sepse kemi lumin Llap, Sitnica, dhe lumi Drenica.

“Trajtimi i lumenjve është me rëndësi sepse ne kemi tre lumenj, Llap, Sitnica dhe lumi Drenica që duhet të punohet më shumë dhe falë kësaj ministrie po punohet rreth kësaj çështje”, u shpreh Gashi.

Gjithshtu Gashi u shpreh se jemi edhe përfitues edhe të kampanjës “T’a Pastrojmë Kosovën”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, u shpreh se rregullimit të shtratit të Lumit Llap po iu bashkangjitet edhe MMPH.

“Rregullimi i shtratit të Lumit Llap, është mirë që kësaj here po iu bashkangjitet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, sepse ka pasur nevojë qe kohë më parë të rregullohet”, u shpreh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Aliu.

Nuk ka pasur ujë të pijës dhe ne presim shumë që të rregullohet problemi me ujë të pijës për këta banorë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se problem me ujë kemi për shkak të infrastrukturës së vjetëruar.

“Ne kemi probleme me ujë, për shkak të infrastrukturës së vjetruar, ky projekt do t’i ndihmojë sidomos banorët e Gjonajeve, që të kenë ujë e ky problem të rregullohet sa më shpejtë, për shkak të këtij memorandumi”, u shpreh kryetari i Komunës së Prizrenit, Haskuka

Kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic, ka thënë se me pastrimin Lumit ne mund të kemi turizëm më esencial.

“Pastrimi i Lumit, tek kjo Komunë është esencial, ku me pastrimin e këtij lumi ne mund të kemi një turizëm të mirë për Kosovën”, u shpreh kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic.

Gjithashtu ministri Matoshi, u shpreh se komuna e Shtërpces, nuk ka ardhur sepse ka pasur takim dhe tek ky memorandum ishte paraparë që tek kjo Komunë të investohen 100 mijë për rrëshqitjen e dheut./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/688153754968886/?notif_id=1558340977128951&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme