Pas alarmit të ngritur në opinionin publik se Kulla e Jasharëve në Prekaz rrezikon që të shembet Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për rinovimin e saj.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se për kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë 6 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm.
Por nuk është vetëm ky kompleks që rrezikon të shembet.
Sipas fondacionit kosovar “Trashëgimia kulturore pa kufij”, në Kosovë janë plot 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë.
Jusuf Thaçi, iniciues i peticionit për investime në kompleksin memorial “Adem Jashari”, thotë se Qeveria e Kosovës së shpejti pritet t’i ndërmarrë masat e nevojshme për shpëtimin e Kullës.
Në anën tjetër, edhe Ministria e Financave premton t’i mbështesë financiarisht shpenzimet për komplekset memoriale në përgjithësi në Kosovë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...