Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka hapur thirrje për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për disa masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020-21 dhe për të gjitha masat e Programit për Pagesat Direkte për vitin 2020, me një buxhet prej gjithsej 53 milionë eurove, transmeton arbresh.info.
Këto dy programe kanë për qëllim mbështetjen e aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit në bujqësi, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar të produkteve bujqësore dhe ushqimore.
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe menaxhimit më të mirë të zbatimit të këtyre dy programeve, si dhe duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19 e cila e ka vështirësuar situatën ekonomike të fermerëve dhe bizneseve agro-rurale, kemi ndërmarrë disa hapa që të lehtësojmë procesin e aplikimit.
Tek Programi i Zhvillimit Rural:
– MASA 101: investimet në pasuritë fizike në ekonomitë bujqësore – sektori i prodhimit të pemëve drufrutore dhe pemëve arrore si dhe serrave;
– MASA 103: investimet në pasuritë fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore – përpunimi i qumështit, përpunimi i mishit, përpunimi i pemëve dhe perimeve dhe prodhimi i verës;
– MASA 302: diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve – bletaria, prodhimi dhe promovimi i mjaltit, përpunimi i prodhimeve në fermë, zhvillimi i aktiviteteve artizanale, rritja e shpezëve për vezë dhe për mish; dhe
– MASA e ujitjes së tokave bujqësore;
Në muajt në vijim, do të shpallim thirrje tjera për grante deri sa të përfundon buxheti i planifikuar për periudhën 2020-2021.
Tek Programi i Pagesave Direkte, kemi reduktuar një numër të konsiderueshëm të dokumentacionit që kërkohet për aplikim, duke lehtësuar kështu në masë të konsiderueshme kompletimin e dosjes për aplikim e po ashtu edhe procedurat e pranimit te aplikacioneve në drejtoritë komunale përgjegjëse për bujqësi.
Risitë e Programit për Pagesat Direkte, pra subvencionet, për vitin 2020 janë:
Bazuar në trendët e viteve të kaluara, presim që me këto 53 milion euro të financojmë rreth 865 projekte të granteve dhe rreth 47.000 subvencionime.
Kjo thirrje për aplikim për Programin e Zhvillimit Rural, pra për grante, do të jetë e hapur nga sot më 20 korrik deri më 20 gusht 2020 me rikujtimin që do të ketë edhe thirrje tjera për grante deri në shfrytëzimin e buxhetit deri në dhjetor të vitit 2021.
Thirrja për aplikim për Programin e Pagesave Direkte, pra për subvencione, do të jetë e hapur nga sot më 20 korrik deri më 14 gusht 2020. Ftojmë të gjitha komunat që gjatë kësaj periudhe të ju ofrojnë përkrahje maksimale drejtorive të tyre të bujqësisë në menaxhimin e procesit të pranimit të aplikimit nën protokollin e menaxhimit të COVID-19.
Të gjitha informatat e nevojshme për aplikuesit mund të gjinden në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (mbpzhr-ks.net) si dhe në faqen e internetit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (azhb-ks.net)./ arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...