Janë ndarë 4 milionë euro për ndërtimin e pishinën gjysmë olimpike në Podujevë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri të ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të financojë 3.5 milionë euro këtë projekt ndërsa Komuna e Podujevës 500 mijë euro, përcjell Arbresh.info.
Bulliqi është shprehur se kjo pishinë do të bëhet adresa ku do të zhvillohen gara ndërkombëtare e vendore në notit dhe do të mund të shfrytëzohet edhe për stërvitjen e sportistëve dhe rekreacion nga qytetarët e Podujevës.
“I lumtur që sot e bëmë hapin e madh drejt finalizimit të një projekti tjetër të madh në vlerë prej 4 milionë eurove siç është Pishina gjysmë-olimpike. Pas vendimit për caktimin e lokacionit kohë me parë dhe hartimit të projektit, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtij projekti aq të nevojshëm për sportdashësit dhe ata që e duan notin”, është shprehur Bulliqi.
Ky projekt përfshinë pishinën kryesore, pishinën për fëmijë dhe hapësirën e gastronomisë dhe është një projekt trevjeçar dhe përfshin vitet 2024, 2025 e 2026./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...