Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit, për pastrimin e shtretërve të lumenjëve të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se vlera totale e projektit, parashihet të jetë rreth 2 milion euro teksa ka përmendur lumenjët që do të pastrohen, përcjell Arbresh.info.
Lumenjtë që do të pastrohen:
Lumi Nerodime – Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha – Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan
Lumi Kamenica – Novobërd
Lumi Ibër – Leposaviq
“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...