Qeveria e Kosovës, nuk ishte mjaftuar vetëm me dy kompani ndërkombetare lobimi që kishte kontraktuar ndër vite. Në fillim të vitit të kaluar kishte kontraktuar kompaninë e tretë, “Alston & Bird”, të ofruar këshilla për Qeverinë dhe Presidencën. Por aktiviteti i plotë i kësaj kompanie nuk është raportuar tek Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili është formuar për hetimin e milionave të taksapaguesve kosovarë për lobim. Vetëm raporte të punës për vetëm 8 muaj, i janë ofruar komisionit. Por jo edhe për 4 muajt e fundit të kontratës.
Në fillim të vitit 2017 kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një tenderi të negociuar që nuk lejon konkurrencën e pati shpallur fitues vitin e kaluar kompaninë amerikane “Alston Bird”, këshilltar special i së cilës është ish-senatori Bob Dole.
Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se vlera e përgjithshme e kontratës tri vjeçare me kompaninë “Alston Bird LLC”, me bazë në Uashington parashihet të jetë në vlerë prej 2 milionë e 340 mijë eurosh.
Ndërsa si vlera vjetore është paraparë të jetë në shumë prej 780 mijë eurosh, ndërsa vlera mujore në vlerë prej 65 mijë eurosh.
Kontrata parasheh që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.
Kontrata parasheh që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.
Po ashtu kompania do të koordinohet ngushtë me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për arritjen e qëllimeve të synuara.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...