Shuma prej 100 milionë eurosh e ndarë për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2022, është më e larta prej se kjo forcë është krijuar.
Nga këto para, 30 milionë euro pritet të destinohen vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit.
Koloneli, Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit.
“Kemi një kapacitet të kontraktuar të dronëve të cilat kanë për detyrë sistemin po themi apo angazhimin në procesin e zbulimit e vëzhgimit. Jemi në proces të kontraktimit edhe sisteme të tjera të mbrojtjes që kapin edhe komponentin e sistemit të mbrojtjes ajrore, sistemin anti-tank dhe kuptohet sistemin konvencional të këmbësorisë dhe artilerisë së lehtë”, tha Isufi për TV1.
Isufi thotë se çdo veprim ushtrak i FSK-së, do të jetë në koordinim me aleatët.
“Masat që janë ndërmarrë apo veprimet që janë ndërmarrë, janë ndërmarrë në koordinim dhe sinkron të plotë me këshilldhënien dhe koordinimin e plotë që e kemi pas me aleatët tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci thotë se ushtria para se të vendosë se për çfarë lloj armatimi të shpenzojë, duhet të bëj analizë.
“100 milionë euro duken si shumë e madhe mirëpo për siguri edhe armatimet moderne që janë, janë të kushtueshme. Nuk mund të themi që me këta 100 milionë euro mund të blejmë shumë dronë e shumë mjete tjera po për momentin duhet t’i marrim ato që mund t’i arrijmë dhe analiza gjithmonë duhet të jetë përpara e pastaj blerja”, deklaroi Kutllovci.
Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike