Opinionisti Mentor Nazarko thotë se Kosova, duke mos qenë pjesë e ‘Ballkanit të hapur’, po humb mundësinë për të dalë nga izolimi.
Ai theksoi se prej problemeve të përditshme që kanë qytetarët e Kosovës në raport me Serbinë edhe një pjesë e shqetësimeve legjitime që ngrehin klasa politike apo shoqëria, mund të adresohen në një tryezë informale si kjo e Ballkanit të hapur.
“Unë mendoj që Kosova ka humbur dhe vazhdon të humbë një rast të rëndësishëm për të dalë nga izolimi ndërkombëtarë, në të cilin e ka quar jo thjesht konjektura ndërkombëtare që është sot, dalja e çështjes së saj nga agjenda ndërkombëtare nga takimet e rëndësishme ndërkombëtare… Kosova duhet të ishte e pranishme që zëri i saj të dëgjohet më shumë.” tha ai i ftuar në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës.
Sipas tij, Kosova gaboi edhe kur nuk e pranoi marrëveshjen e Washingtonit dhe po gabon që po e shtyn dialogun, duke pritur kohë të mira, që siç thotë nuk do të vijnë asnjëherë. Tutje, deklaroi se janë një sërë marrëveshjesh që kanë karakter praktik, të dobishëm, për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare, individuale për tre shtetet që do të dalin nga takimi i nesërm.
“Natyrisht Berisha ka një arsye më shumë sepse nëpërmjet daljes së tij sot, ndonëse jo para një numri të madh protestuesish, kishte mundësi që të sulmonte njëherësh edhe Sorosin, që ishte sipas tij autori i asaj shpalljes non-grata, si pasojë e lobimit të tij personal. Të sulmonte njëherësh edhe Vuçiqin, që sipas narrativës që ka krijuar zotëri Berisha, është në themel të ndarjes së Kosovës.”
Ai thotë se Berisha me protestën që organizoi synonte të merrte skeptrin e udhëheqjes së opozitës dhe të zhbënte një pjesë të mëkateve të së kaluarës.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...