Google ADS

Navalny del para gjykatës

13:50 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka dalë para një gjykate në Khimki, vetëm një ditë pasi u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Moskës, pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim.

“Gjykimi i Alekseit po ndodh tani në Khimki, në ndërtesën e Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha zëdhënësja e Navalnyt, Lora Yarmysh në një postim në Twitter.

Ajo ka postuar po ashtu një video të Navalnyt ku ai ka thënë se kjo seancë dëgjimore është “shkalla më e lartë e paligjshmërisë”.

Policia e arrestoi Navalnyn, 44 vjeç, më 17 janar, teksa ai po kryente kontrollin e pasaportës në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania.

Avioni me të cilën Navalny udhëtoi për në Moskë paraprakisht ishte planifikuar që të ateronte në aeroportin, Vnukovo. Por, autoritetet e mbyllën këtë aerport për fluturime hyrëse. Pas kësaj, avioni me Navalnyn zbriti në aerportin, Sheremetyevo, ku dhe ai u ndalua.

Dhjetëra mbështetës të Navalnyt dolën më 17 janar në aerportin Vnukovo për ta pritur atë. Autoritetet ruse tha se këto tubime ishin të paligjshme dhe dhjeëtra persona u arrestuan.

Në Gjermania Navalny u trajtua për disa muaj, pasi në gusht të vitit të kaluar u helmua, helmim për të cilin, Navalny ka thënë se është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Që prej se është ndaluar, Navalny nuk ka pasur mundësi të komunikojë me avokatin e tij. Pala e tij mbrojtëse tha se u është mohuar që të kenë qasje te Navalny dhe se ata nuk e dinë se në çfarë gjendje ndodhet ai.

Më herët gjatë 18 janarit, drejtori i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, Ivan Zhdanov, tha se opozitari rus po mbahej në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Khimki, në periferi të Moskës.

Autoriteti korrektues i Rusisë, FSIN, tha se Navalny është ndaluar sepse ai ka bërë një “sërë shkeljes” së pezullimit të një dënimi të mëhershëm lidhur me përvetësim fondesh. Për këtë shkelje, Navalny mund të dënohet deri në tre vjet e gjysmë burgim./rel.

 

Edhe BE bën thirrje për lirimin e Alexei Navalny nga paraburgimi rus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme