Kandidatja për deputete nga koalicioni PSD-AAK, Natyra Kuçi, ka thënë se nuk i ka hyrë garës për ta drejtuar gishtin për të gjetur fajtorë por për ta ndryshuar gjendjen.
Ajo ka thënë se për shkak të gjendjes aktuale ekonomike gjysma e familjes së saj jeton jashtë.
“Jemi familje tetë anëtarëshe, katër prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe i pesti po pret vizën që të shkojë në Gjermani”, ka thënë Kuçi, njofton Klan Kosova.
“Për këtë gjendje ka kontribuuar kush ka qenë më gjatë në Qeveri. Pse dua të kandidojë është që më pak të tregoj me gisht dhe të angazhohem më shumë. Qeveria e fundit që ishte ndërmori masa që ishin të guximshme për vendin, duke u nisur nga kthimi i dinjitetit të Kosovës, taksa, arrestimi i Marko Gjuriqit dhe para ndërkombëtarëve dolëm si shtet”.
“Sa ka Nisma hise në këtë që ka ndodhë shihet çdo ditë. Shqetësimi më i madh është që Nisma e ka vazhduar atë që subjektet tjera e kanë nisur. Nuk mund të jesh socialdemokrat dhe të punësosh njerëz për vota”.
“Sa e kishim qeverinë ne u munduan që si opozitë të kushtëzojmë për buxhetin me Ligjin për Qeverinë. Jo detyrimisht krejt çfarë ka bërë Haradinaj, jo gjithçka ka qenë në rregull. Për këtë jemi PSD dhe nuk jemi shkrirë në AAK. Kemi me qenë dhe të vazhdojmë si parti në vete mirëpo na duhet një aleat që në disa pika pajtohet me neve. Është ajo që e kemi nisë si opozitë, bashkëpunimi me dikë që mund t’i shtyjmë projektet tona”.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren