Nga Aleanca Veri-Atlantike, NATO kanë reaguar pas lajmit se shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore.
Përmes një deklarate nga NATO kanë thënë se Serbia është e lirë që të zgjidhë lirisht marrëveshjet politike dhe të sigurisë.
“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të asnjanësisë,” thuhet në një përgjigje të Aleancës, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor anti-aeroplan rus “Panzerir S1”, të cilin Serbia e bleu në bazë të marrëveshjes së vitit 2019.
Gjatë fundjavës që e lamë pas, në Serbi kanë arritur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Pantsir S1, pavarësisht paralajmërimit për sanksione nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e dha njoftimin të dielën në televizion një ditë pasi ministri i mbrojtjes konfirmoi se fillimisht vendi do të pajiset me dy nga gjashtë sistemet e premtuara.
Vuçiqi la të kuptohet se këto sisteme janë blerë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Blejeni Pantsirin, është dëshmuar shumë efektiv në Siri”, e citoi Vuçiqi presidentin rus në atë që e kishte thënë në takimet e fundit.
Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve. Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por jo në NATO, Beogradi ka vazhduar t’i ruajë lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike me Moskën.
Dërgimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore erdhi vetëm një javë pas vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve