NATO pret nga Serbia të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet në veri

13:45 | 21 Gusht 2024
E.K

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në platformën “X” Ruge ka shkruar se NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënie e plotë për sulmet e majit dhe shtatorit të vitit të kaluar.

“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandër Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen. Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO po pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Të ngjashme