Afër një muaj pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që Forcës së Sigurisë së Kosovës i kanë dhënë mandat ushtarak, NATO-ja ende nuk ka vendosur se çfarë marrëdhënie do të ketë me FSK-në.
Aleanca Veri-Atlantike, që është deklaruar kundër ushtrisë së Kosovës në këtë kohë, ka thënë për Kohavisionin se NATO-ja duhet ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit me FSK-në, raporton KTV.
Por, në Ministrinë e Mbrojtjes janë të bindur se NATO-ja nuk do ta zvogëlojë nivelin e angazhimit të saj në Kosovë. Aty thonë se nëse ky nivel nuk rritet, të paktën do të mbetet i njëjtë me atë që është tani.
NATO-ja i ka thënë KTV-së se tranzicioni i FSK-së në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s dhe se mund të ketë pasoja serioze për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Mirëpo, për zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadanin, kjo deklaratë nuk përbën kërcënim për të ardhmen e Kosovës.
Rruga specifike, për Ramadanin, nënkupton shmangien e vetos nga shtetet anëtare të NATO-s që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Në anën tjetër, NATO-ja ka përsëritur se KFOR-i do të vazhdojë misionin për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...