Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe.
Sipas Kurtit, bombardimet ishin një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti theksoi se u është mirënjohës liderëve botëror dhe vendeve të përfshira.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shkruan Kurti./Arbresh.info
25 years ago, @NATO began its aerial bombing campaign, one of the most successful humanitarian interventions in history, which stopped the unspeakable horrors of genocide. We are always grateful to the world leaders & the countries involved, who used politics to protect humanity. pic.twitter.com/WThJRbdCzK
— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2024
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...