Google ADS

NATO mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

13:42 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, deklaroi se Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondsteel të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Gottemoeller tha se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së.

“Jemi të vetëdijshëm për aspirimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO, por duhet kaluar një rrugë të gjatë deri te kjo. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe të jetë i suksesshëm, dhe të sjellë zgjidhje”, porositi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme