Gazeta e Sarajevës, Dnevni Avaz ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një takim që kanë pasur zyrtarë të lartë të NATO-s me gazetarët nga Ballkani.
Duke mos përmendur emra konkretë, kjo gazetë citon një zyrtar “të lartë të NATO-s”, i cili ka deklaruar se Kosova është larg anëtarësimit në këtë Aleancë rreth 20 vite.
“Kosova, Bosnja dhe Maqedonia mund të bëhen anëtarë të NATO-s pas 20 vitesh”, citohet të ketë thënë zyrtari.
“Bosnja dhe Maqedonia janë dy problemet më të mëdha të kësaj aleancë ushtarake në rajon. Duhet të bëhet gjithçka që të zbatohen reformat. Dhe duhet ta dini se askush nuk kujdeset për Ballkanin. Në harëtën e botës, sfidat e terrorizmit, Irani, Koreja e Veriut… në këtë horizont Ballkani është krejtësisht i parëndësishëm”, shkruan gazeta e Bosnjs, transmeton lajmi.net
Gazeta boshnjake shkruan se zyrtarët e NATO-s kanë thënë fjalë të mira për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur vizitën e tij në Selinë e NATO-s.
“Ai i ka vlerësuar pozitivisht raportet e NATO-s me Serbinë, ka thënë ato që janë suksese reale dhe pengesa. Vuçiqi është më i mirë se paraardhësit e tij. Veçmas më i mirë se Nikoliqi”, kanë thënë në NATO.
Po ashtu, në NATO thonë se pozicioni i “dy karrigeve” i Serbisë nuk e irriton aleancën.
“Këtë vit kemi pasur 120 aktivitete të përbashkëta me Serbinë. I kemi 20 ushtrime me këtë vend, përfshirë edhe manovrat e mëdha në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. E dimë se Serbia me Rusinë i ka pasur këtë vit 4 manifestime të përbashkëta të tilla”, ka thënë ushtaraku anonim i NATO-s, shkruan Avaz./lajmi.net/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist