NATO-ja ‘sulmon’ ushtrinë

08:13 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar dje se transformimi i FSK-së në ushtri po ndodh në kohë të papërshtatshme dhe kjo mund të ketë pasoja serioze për vendin. Por ministri Rrustem Berisha ka deklaruar për “Zërin” se FSK-ja nuk mund të mbesë deri në pafundësi me misionin që ka aktualisht. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se s’do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pak ditë para se pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri të shkojë në Kuvend për lexim të dytë zyrtarë të lartë të NATO-s janë deklaruar kundër transformimit të FSK-së, pasi nuk është koha e duhur që të ndodhë një gjë e tillë.

Madje në rast se do të ketë transformim të FSK-së, zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar pasoja për Republikën e Kosovës edhe në procesin e integrimit euroatlantik. Pavarësisht kësaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova nuk mund të presë deri në pa kufi për ta bërë ushtrinë e saj.

Por megjithëkëtë, Berisha ka konsideruar se nuk do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë, përkundrazi siç ai është shprehur, Kosova do të vazhdojë t’i ketë raportet e njëjta me NATO-n siç i ka pasur gjer më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme