KFOR-i zbarkoi me 50 mijë trupa, përderisa 18 vjet më pas numri i pjesëtarëve të kësaj force në vend ka rënë në 4500. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan.
24 marsi i vitit 1999 është data kur Forcat Paqeruajtëse të NATO-s kishin nisur bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë.
Kampanja ajrore e nisur nga aleatët ndërkombëtarë zgjati gjithsej 78 ditë, me qëllimin e vetëm, për ta ndalur tragjedinë që Serbia po shkaktonte në Kosovë.
Ndërkohë, si rrjedhojë e kësaj KFOR-i më 12 qershor të vitit 1999 zbarkoi në Kosovë.
Me këtë rast, sipas të dhënave që NATO-ja ia ka siguruar gazetës “Zëri”, KFOR-i fillimisht kishte hyrë në Kosovë me 50 mijë trupa.
Në ndërkohë, numri i pjesëtarëve është zvogëluar me kalimin e viteve, me ç’rast aktualisht në Kosovë janë gjithsej 4500 trupa nga 31 shtete të ndryshme të botës.
Nga ana tjetër, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së e cilësojnë 24 marsin si datë historike me ç’rast, sipas tyre, kjo fushatë e bombardimeve bashkë me luftën çlirimtare sollën lirinë e Kosovës.
Ndërkaq, ekspertët ushtarakë konsiderojnë se vendosja e NATO-s në Kosovë ruajti stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit..
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...