Google ADS

NATO-ja po e shqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë

07:18 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

NATO-ja do ta rivlerësojë angazhimin e saj me FSK-në, por mandati i misionit të KFOR-it në Kosovë nuk do të ndikohet nga kjo.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marchal Peach, pas punimeve dyditore të komitetit, që u zhvilluan në Bruksel.

Angazhimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, sipas Peach-it, do të varet nga gjendja në terren, e jo nga afatet kalendarike.

Një prej pyetjeve të cilës iu shmang Peach ishte nëse shtetet, si Franca, Britania e SHBA-ja, do t’i trajnojnë ushtarët e ushtrisë së Kosovës.

Përndryshe, ndër konkluzat që ka përmendur pas takimit të Komitetit, ka qenë se për shefat e ushtrive anëtare të NATO-s, sfidat kryesore mbesin Rusia dhe grupet ndërkombëtare terroriste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme