Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas deklaratës së kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për media me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ku tha se NATO e bombardoi e Serbinë gjatë vitit 1999 për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.
Presidenti serb ka komentuar deklaratën e kancelarit gjerman dhe e cilësoi atë si të pabazë.
“Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë”, tha Vuçiç.
Ndryshe nga ai, Angela Merkel i cilësoi “katastrofë humanitare”, sulmet serbe në Kosovë.
“Unë kurrë nuk u pajtova as me kancelaren Merkel”, tha Vuçic për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug.
Presidenti serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.
“Atyre në perëndim u dhemb që Putini po i përdor të gjitha dobësitë e tyre dhe të njëjtat argumente që NATO përdori kur kryen agresion ndaj serbëve. Kur Kamala Harris thotë ‘mos i prekni kufijtë kombëtarë’, atëherë të gjithë duan ta harrojnë Serbinë”, tha Vuçic dhe shtoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.
Me herët kancelari gjerman të martën para gazetarëve në Kremlin, duke folur për vitin 1999 tha se në Jugosllavi ishte prezent një rrezik – e ai ishte rreziku për gjenocid që patjetër duhej të parandalohej.
“Në Jugosllavi kishim një rrezik – e ai ishte rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej. Jam i lumtur që kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian. Është një shenjë e mirë”, ka thënë Scholz./RTK/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...