Google ADS

Natasha Kandiq: Vuçiqi t’iu kërkoj falje publike familjarëve të viktimave nga Kosova

01:04 | 14 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiq, Kandiq në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht e jo në dhoma të mbyllura.

“Pranimi publik i fajit nuk mund të bëhet në takim të mbyllur. Pranimi publik i fajit nënkupton që duhet t’iu drejtohesh familjarëve të viktimave. Kërkon falje publike dhe merr përgjegjësinë dhe kjo nuk bëhet në takim të mbyllur që më pas dikush nga pjesëmarrësit thotë se presidenti ka kërkuar falje”, ka Kandiq përcjell Telegrafi.

“Kjo çfarë është bërë nuk i kontribuon procesit të përballjes me të kaluarën dhe assesi nuk i kontribuon asaj për të cilën ne po punojmë prej 20 vitesh”.

“Vuçiqi të mos mbajë një minutë heshtje e të mos bëjë nderime por të kërkojë falje publikisht dhe të merr përgjegjësi në cilësi të Presidentit të Shtetit”.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD) ka thënë se duhet të sqarohen rrethanat e zhdukjes së personave për të mundësuar gjetjen e trupave.

Kandiq thotë se në varrezën masive të Batajnicës, trupave nuk u është bërë obduksioni për të konstatuar shkaqet e vdekjeve.

“Kjo ka qenë njëra nga mënyrat për të fshehur atë që kanë dëshmuar mbetjet mortore. Mbetjet mortore kanë treguar në fakt se vdekjet kanë qenë të dhunshme dhe se në shumicën e rasteve ato kanë ardhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga afërsia”, thotë me tej Natasha Kandiq./telegraf/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme