Natali Veliaj padit gjyqtarin Malcolm Simmons

17:02 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Natali Veliaj ka angazhuar një avokat gjerman enkas për të paditur ish-gjyqtarin e Eulex-it, Malcolm Simmons.

Veliaj pretendon se ish-gjyqtari Simmons në mënyrë kategorike nuk ka lejuar që të behet ekspertiza financiare në rastin e gjykimit të saj.

Mbrojtësi i Veliaj, avokati Ramë Dreshaj ka thënë për portalin “Arbresh.info” se nëse Simmons do ta lejonte të bëhej ekspertiza financiare e saj, ajo do të përgjigjej penalisht vetëm për dhënie ryshfeti.

Mbrojtja e Veliaj është duke e përgatitur padinë ndaj shtetit prej nga vjen ish-gjyqtari i Eulex-it, Malcolm Simmons.

“Pak ditë më parë jam takuar me avokatin gjerman, të cilin e ka angazhuar Veliaj dhe me të u morëm vesh që në mënyrë graduale të përgatitet dosja dhe të paditet shteti nga i cili vjen Malcolm Simmons”, thotë Dreshaj.

Megjithatë, avokati Dreshaj thotë se një herë do të presin nëse Eulex-i po hap ndonjë procedurë ndaj ish gjyqtarit Simmons për keqpërdorimet që i ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gjyqtar,  por nëse jo ai thotë se po përgatiten për padi ndaj shtetit nga i cili vjen ish gjyqtari.

Veliaj është duke pritur vendimin e Panelit për Lirim me Kusht, i cili do të bëhet në fund të këtij muaji./Gita Lushi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme