E dënuara kryesore në rastin e njohur si “Skandal i Pasaportave”, Natali Veliaj, kërkon lirim me kusht.
Shtetasja gjermane, tashmë ka dorëzuar kërkesën e saj në Drejtorinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili pritet që këtë kërkesë t’ia dorëzoj Panelit për Lirim me Kusht, në mënyrë që ky i fundit të marr ndonjë vendim rreth aprovimit apo jo të kërkesës së saj.
Lajmin për kërkesën e Veliajt e ka konfirmuar për “Arbresh.info” Drejtoria e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Ju konfirmoj se e njëjta ka aplikuar për lirim me kusht, por është në procedurë e sipër për t`u dërguar në Zyrën e Lirimit me Kusht”, është përgjigjur Drejtoria e SHKK-së.
Natali Veliaj ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e Eulex-it, pasi dyshohej se si pronare e firmës “Consulting EU Sh.p ,kishte përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.
Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë rreth katër vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.
Në dhjetor të vitit 2014, pas një procesi gjyqësor, Natali Veliaj dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25mijë eurove.
Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve
Përveç saj, në këtë rast ishte dënuar edhe bashkëpunëtori i ngusht e Veliajt, Fisnik Blakaj, i cili nga 11 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, ky dënim i ishte zbritur në 6 vjet nga Apeli dhe gjobë prej 25 mijë eurove.
Dënimit nuk u kishin shpëtuar as vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj, i cili ishte dënuar më 1 vit burgim dhe 3.000 euro gjobë, Ergyn Dogani me 5 vjet burim dhe 15 mijë euro; Imer Fazlia me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 8.000 eurosh, kurse Nazmi Thaçi me 1 vit burgim dhe 5.000 euro gjobë.
Ndërkaq, Jakup Blakçori dhe Sefedin Shala ishin shfajësuar nga veprat penale, të cilat rëndonin mbi ta. /Gita Lushi/ Arbresh.info/
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...