Nata e zjarreve, është aktiviteti përmbyllës gjatë Epopesë së UÇK-së, që fillojnë më 5 deri 7 Mars, në shenjë kujtimi për veprën heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë mbrëmje me përmbyllje të veçantë, e ka cilësuar si “mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu”.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Nata e zjarreve, përmbylli manifestimin gjithëpopullor të Epopesë së UÇK-së, 20 vjetorin e Marsit të Jasharajve, Marsit të fillimit të çlirimit!
Nata e zjarreve përcjell mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu.
Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jasharit!”
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë