Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili së fundmi ka qenë i pranishëm në media për deklarata të ashpra në mbrojtje të nismës për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është emëruar drejtor për Bujqësi në Komunën e Deçanit.
Përmes një njoftimi për media, Komuna e Deçanit ka bërë të ditur se Nasim Haradinaj është emëruar në postin e drejtorit komunal.
Më saktësisht, Haradinaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën që udhëhiqet nga AAK-ja.
Në një deklaratë për media Haradinaj e ofendoi Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, duke e quajtur “palaço”.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...