Google ADS

Nasim Haradinaj përlotet gjatë fjalimit në Hagë

13:32 | 8 Nëntor 2021
F.T

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj Nasim Haradinajt.

Gjatë kësaj seance, ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj është emocionuar gjatë leximit të fjalimit të tij.

“Jam trajtuar me përbuzje të plotë nga Prokuroria dhe javët e fundit, madje edhe muajt e fundit. Kanë treguar fare qartë se frika jonë më e madhe është realizuar. Edhe pse prokuroria nuk e meriton të jem këtu në këtë sallë dhe të jua bëjë këtë dekor figurativ gjithsesi me shtyri parimi bazë që, për të vërtetën nuk duhet hezituar kurrë. Dhe, përballje me ata që kërkojnë të shpifin dhe të kundërshtojnë gjithçka që ne mbrojmë nuk do të ndalemi për hir të kësaj të vërtete.

Pra, vendosa të vijë këtu të them të vërtetë për hir të opinionin të përgjithshëm veprimi dhe sjellja e kësaj prokurorie jo vetëm që dëshmon për sjellje jo të mirë të kësaj prokurorie, por dëshmon se unë jam këtu prej 14 muajsh kur nuk ka asnjë provë që mbështetë akuzat qesharake me të cilat përballëm.

Mënyra që prokuroria po kërkon ta bëjë këtë me dyer të mbyllura është poashtu thellësisht e turpshme. Unë them se kjo Prokurori po e vërteton katërfish ata që unë dhe OVL UÇK thoshim për ta.

Unë kam qëndruar gjithmonë për drejtësinë dhe do të qëndroj gjithmonë për drejtësisë. Unë nuk mbrojë asnjë njëri që ka kryer një krim”, ka thënë ai.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Aktakuza ndaj tij u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme