Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se FARK-u nuk ka vepruar në Betejën e Koshares.
“Ka dezinformata lidhur me Betejën e Koshares dhe pjesëmarrjen e FARK-ut në këtë betejë. Kjo betejë është zhvilluar nën një emblemë – atë të UÇK-së”, tha ai.
Haradinaj tha se “roli i FARK-ut ka qenë një tentativë për të arritur diçka”.
“Jo vetëm në Koshare, mirëpo në asnjë betejë tjetër FARK-u nuk ka vepruar”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Askush nuk e mohon tentativën e FARK-ut, megjithatë nuk ky formacion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”.
Haradinaj vlerësoi se lidhur me këtë tani po flitet për shkak të interesave politike.
“Mendoj se tash po bëhet një zhurmë e madhe, zhurmë politike. Po e bëjnë këtë për politikë, ka persona që ju konvenon një gjë e tillë”, tha ai.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?