Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, dje ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E po atë kohë hetuesit e Speciales kanë arrestuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucatin dhe më vonë edhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj, shkruan arbresh.info
Haradinaj është ndaluar pas fjalimit të tij para mediave, i cili tha se nuk e njohin Gjykatën Speciale.
Burimet e Arbresh.info, brenda OVL-UÇK-së, bëjnë të ditur se Nasim Haradinaj ka qenë në muajin prill të 2019 në Hagë.
Haradinaj ishte duke e shoqëruar bashkëluftëtarin e tij Rrahim Hashimi, ku ky i fundit ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për 3 ditë rresht 9 -10-11 prill 2019.
E këtë e dëshmojnë edhe disa foto të ish-luftëtarit të UÇK-së, Rrahim Hashimi, i cili ka postuar disa foto me Nasim Haradinajn, në kohën kur kishin qenë në Hagë.
Për Hysni Gucatin rëndon akuza e frikësimit të dëshmitarëve, kurse për fatin e Nasim Haradinaj nuk dihet ende./E.Ballazhi/arbresh.info/
KOHË LAVDIE DY DEKADËSHE
Ataku i djeshëm, kindapimi dhe arrestimi pa asnjë bazë juridike, i Gjeneralit NASIM…
Posted by Rrahim Hashimi on Saturday, 26 September 2020
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren