Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të Nasim Haradinajt, kanë kërkuar që nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i mundësohet që të mos marrë pjesë në seancën e radhës paragjyqësore, që është paraparë të mbahet nesër në orën 11:00.
Në parashtresën e avokatëve të Haradinajt, kërkohet që nesër në seancë të paraqitet nga distanca vetëm avokati, shkruan Arbresh.info.
“Me urdhër të datës 17 Shkurt 2021, Gjyqtari i Procedurës paraprake caktoi datën për një Konferencë Statusore dhe për paraqitjet. Kjo Konferencë e Statusit është e caktuar për 24 Shkurt 2021 në 11:00. Në emër të Z. Haradinaj, bëhet një kërkesë që ajo seancë të shqyrtohet në mungesë të të pandehurit dhe që avokati të marrë pjesë në distancë”, thuhet në parashtresë.
Mbrojtja ia ka bashkangjitur parashtresave edhe aplikacionin dhe një shtojcë konfidenciale, ku Haradinaj ka konfirmuar kërkesën për të mos marrë pjesë në seancë dhe që seanca të mbahet në mungesë të tij.
Ekipi mbrojtës i Haradinajt, po ashtu konfirmon se Nasim Haradinaj parapraksht ka marrë këshilla të përshtatshme nga avokatët dhe se kjo çështje është diskutuar në një takim me Haradinajn. Në fund, pëlqimi me shkrim i Nasim Haradinajt është bashkëngjitur si konfidencial.
Më 26 shtator të vitit të kaluar, u arrestuan dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Të dy akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...