Sekretari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Haradinaj në “Debat Plus” ka thënë se vendimi i Hotit për ndërprerjen e punimeve në Rrugën Deçan-Plavë është një vendim qyqar.
“Por i gëzohemi Zotit dhe i falënderohemi UÇK-së e këtij populli që Vuçiq nuk mund të bëjë asgjë më shumë pos të ankohet…Sa të jetë jeta çizmja e serbit nuk do të shkelë në Deçan”, tha ai, përcjell Telegrafi. Sekretari i OVL UÇK-së thotë se ka vizituar zonën e punimeve dhe sipas tij atje nuk ka asnjë këmbë serbi.
“Nuk ka asnjë këmbë serbi e nuk pashë asnjë urdhër të Vuçiqit që po zbatohet aty. Atë urdhër e ka bërë kryeministri ynë qyqarë. Rruga nuk do të ndërprehet por nuk kemi nevojë të krijojmë konflikte e që Serbia të thotë se po na sulmojnë manastirin”.
Haradinaj thotë se kisha nuk ka pretendime por sipas tij po e urdhërojnë nga Serbia.
“Kjo rrugë është edhe në interes të manastirit pasi i sjellë më shumë vizitorë”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit