Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruair O’Conell kanë reaguar për faktin se sekretari ekzekutiv i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, ende mbetet në këtë pozitë.
Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se qëndrimi i Shalës në detyrë krijon mosbesim tek qytetarët për zgjedhje dhe punësim të bazuar në merita.
Kosnett gjithashtu shtoi se drejtimi i duhur për të gjithë është dorëheqja.
“Kreu i pakualifikuar i KPCVA Naser Shala mbetet në detyrë, duke minuar besimin e qytetarëve për zgjedhjen e bazuar në merita. Drejtimi i nderuar për të gjithë emëruesit e pakualifikuar është dorëheqja. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe kronizmit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
E reagimit të Kosnett i është bashkuar dhe O’Connell.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Shala nuk e ka kualifikimin e duhur dhe nuk duhej të ishte emëruar fare në krye të kësaj agjencie.
“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë. Qeveria Britanike ndihmoi në procesin që tregoi se ka pasur kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favorizimet e ndërsjella në shërbimin publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë dhashë dorëheqjen. Nuk është çudi që edhe SHBA po humbet durimin”, ka shkruar O’Connell.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...