Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Naser Rugova në një prononcim për arbresh.info i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Rugova tha se vazhdon të i’u qëndron prapa deklaratave të tij se nuk do të marrë vendim individualisht as ai e as Teuta dhe se do ta respektoj çdo vendim të partisë të cilës i përket.
“Fjalët se unë dhe Teuta do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër janë spekulime të qarqeve të caktuara, rezultatet ende nuk janë certifikuar nga KQZ-se ne jemi deputet të LDK-së dhe ne do ti respektojmë vendimet dhe qëndrimet që i merr kryesia dhe këshilli i përgjithësim i LDK-së, pasi që ata na kanë propozuar për deputet dhe ne i kemi marrë votat e elektoratit të LDK-së, në këtë kuptim të gjitha këto që thuhen në aspekte individuale janë spekulime të qarqeve të caktuara dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin në këtë kuptim. Unë e kamë bërë publike qëndrimin tim për këto spekulime dhe vazhdoj ti qëndroj mbrapa. LDK ende nuk është ulur të analizoj situatën, ne presim certifikimin e rezultateve dhe pas certifikimit do të hapet rruga tjetër ligjore për konstituimin e institucioneve pastaj LDK do të ule të bisedoj për hapat e mëtutjeshëm” deklaroi Rugova./arbresh.info/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës