Kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka folur për situatën aktuale epidemiologjike në vend. Ai thotë se ditët e fundit situata është përkeqësuar për shkak se qytetarët nuk po u përmbahen rekomandimeve për mbajte të maskës, distancës dhe higjenës personale.
“Situata në terren është e rënduar me raste të shtuara sidomos dy javët e fundit dhe duke pasur parasysh se këto raste janë shtuar praktikisht duke mos ju përmbajtur masave, duke mos iu përmbajtur rekomandimeve pothuajse në shumicën e sektorëve përfshirë këtu institucionet publike, private duke përfshirë sektorët e ekonomisë, duke përfshirë disa pjesë të qyteteve, të lagjeve, të kafeneve të ambienteve të mbyllura qoftë edhe atyre sportive, qoftë atyre kulturore e kështu me radhë e ka bërë që situata të grumbullohet në një numër kaq brengosës për Institutin Kombëtar dhe institucionet shëndetësore të Kosovës që të kemi raste të shtuara dy javët e fundit dhe të cilat raste kanë tendencë të shtohen poqese nuk ndërmerren me kohë zbatimi i rekomandimeve nga secili prej neve”, tha Ramadani për televizionin publik të Kosovës.
“Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka obligim që të zbatojë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK’së të zbërthyera tashmë në një manual të veçantë”, thekson ai.
Por a kemi shpërthim të virusit në Kosovë?
“Gjithçka duhet të merret parasysh dhe çdo faktor që thuhet se ndikon në shtimin e rasteve duhet të merret parasysh. Nëse qytetarët nuk e marrin seriozisht do të ketë rritje ditët e ardhshme”, tha Ramadani.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor