Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik te Kosovës, Naser Ramadani, ka bërë publike deklarimin e pasurisë së tij.
Në deklarimin e pasurisë të cilat i ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit, Ramadani ka deklaruar që i ka dy banesa dhe një shtëpi, raporton arbresh.info.
Një banesë e ka 113 metra katrorë që thotë se ia ka falur vëllai dhe ka vlerë prej 111 mijë e 528 euro e 40 cent.
Banesa tjetër është 55 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro ndërsa shtëpia i ka 230 metra katror, të cilën thotë se e ka pjesë nga trashëgimia (bashkë me motrën( dhe ka vlerë 150 mijë euro.
Ramadani bashkë me bashkëshorten kanë dy vetura Toyota, njëra me vlerë 11 mijë e 230 euro e tjetra 12 mijë e 500.
Ramadani në Raiffaisen Bankë i ka 6 mijë e 62 euro e 96 cent, në NLB Bankë 17 mijë e 411 euro ndërsa në ProCredit 1 mijë e 787 euro.
Bashkëshortja e Ramadanit i ka në bankë 35 mijë e 803 euro ndërsa në xhirollogarinë e fëmijëve janë 18 mijë e 690 euro.
Ramadani në një bankë ka 345 euro borxh në një kartelë, ndërsa kredi i ka edhe në një vend 10 mijë euro dhe në një tjetër 1 mijë e 388 euro borxh në një kartelë tjetër.
E bashkëshortja e Ramadanit, borxh në kartelë i ka 1205 euro, 622 euro dhe kredi prej 30 mijë eurosh.
Ramadani të hyra vjetore merr prej 5 burimeve.
Nga IKSHPK i merr 14 mijë e 272 euro, pagë nga UP 8 mijë e 218 euro, nga këshillimi profesional në AUV 1118 euro, si pjesë e bordit të SHSKUK 5396 euro dhe komisione nga Ministria e Shëndetësisë 1760 euro.
E bashkëshortja e Ramadanit nga IKSHPK ka 10 mijë e 255 euro të hyra vjetore ndërsa nga trajnimet 2 mijë e 25 euro./Arbresh.info
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...